Aliti shënon supergol për Kalmarin (VIDEO)

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka shënuar supergol për ekipin e tij Kalmar në xhiron e shtatë të ligës kryesore në Suedi.

Ai realizoi gol të mrekullueshëm ndaj Ostersundsit në barazimin 1 me 1.

Ky ishte goli i tij i parë në ndeshjet zyrtare për klubin suedez.

“I lumtur për golin tim të parë këtë sezon. Shumë i zhgënjyer për barazimin, por do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shkruar ai në Instagram.