Mbrojtësi Fidan Aliti pas takimit ndaj Maqedonisë së Veriut tha se Kosova ishte më e mirë se ekipi kundërshtar, porse humbja duhet pranuar.

Kosova pësoi me rezultat prej 2 me 1 ndaj Maqedonisë së Veriut, duke lëshuar rastin që të kualifikohet për në Evropian.

“Mbase është lehtë me thënë se ky është futbolli. S’kanë qenë 100 për qind. E vështirë, por ky është futbolli e duhet me e pranuar edhe humbjen. S’mendoj se skuadra më e mirë fitoi, kemi luajtur më mirë. Maqedonia sonte s’ka qenë e fortë”, ka thënë Aliti.