Aliti: Humbjen ndaj Maqedonisë e kishin në kokë

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka thënë se ka qenë e vështirë të luhet sonte ndaj Sllovenisë, pas humbjes së pësuar të enjten ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e plejofit për Evropianin 2021.

Kosova u mposht 1:0 nga Sllovenia në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.

“E kishim në mendje ende humbjen nga Maqedonia, nuk ishte humbje e lehtë, por kemi tentuar të reagojmë. Ishte pozitive pasi krijuam raste në pjesën e parë dhe të dytë. Kemi luftuar dhe u munduam të reagojmë. Dhamë maksimumin, por ky është futbolli, duhet të pranojmë humbjen. Kemi dashur të bëjmë krenar të gjithë”, ka thënë Aliti.