Trajneri i Malishevës

Alirifa i Malishevës ankohet pas humbjes nga Llapi: Referimi nuk ishte në nivel

Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa është ankuar në referim pas humbjes nga Llapi.

Malisheva ishte në avantazh prej dy golave, por në fund pësoi nga Llapit 3:2, që realizoi tri herë në pjesën e dytë. Alirifa shtoi se referimi ishte i njëanshëm dhe se disa vendime të arbitrave kanë ndikuar në rrjedhën e lojës.

“Ne ishim më të mirë dhe dominuam në fushë deri në momentin kur pranuam golin e parë. Prej fillimit të ndeshjes, referimi ishte i njëanshëm dhe disa vendime kanë ndikuar në rrjedhën e lojës. Nuk na u dha një penallti, e cila ishte e pastër pas ndërhyrjes ndaj Hazrollajt. Djemtë treguan karakter dhe më dhimben që e humbën këtë ndeshje”, është shprehur Alirifa për “Art Motion”.