Pas fitores

Ali Ahmeti tallet me Albin Kurtin: Peshkirin e bardhë e pashë, por a u dorëzua nuk e di

Ali Ahmeti falënderon qytetarët që morën pjesë në këtë cikël zgjedhor dhe njëherit theksoi se Fronti Evropian është forca e dytë politike në vend dhe se nga këto zgjedhje do të del me 19 mandate. Ahmeti me këtë rast tha se BDI-ja oponent në këto zgjedhje kishte VMRO-në dhe jo VLEN-in, sepse sipas tij VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in.

“Zgjedhjet kaluan me standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira demokratike, standard të cilin duhet akoma, sepse ne tanimë jemi në prag të anëtarësimit në BE. Do doja të falënderoj të gjithë votuesit e Frontit, të gjithë aktivistët dhe shefat e shtabeve të cilët kanë bërë punën më të madhe e të shkëlqyeshme që ne të dalim fitimtar e krenar. Të gjithë këta aktivist na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike. Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO-ja ka ndihmu VLEN-in, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pa-kompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti.

I pyetur lidhur me kryeministrin e Kosovws, Albin Kurti pwr tw cilin Ali Ahmeti tha se do tw hedh peshqirin e bardhw dhe do tw dorwzohet, njw metaforw e lidhur me sportin e boksit kur kundwrshtari e humb meçin, kryetari i BDI-sw tha me tallje: “Peshkirin e bardhw e pashw, por a u dorwzua nuk e di”. /Ballkani.info/

@ballkani.info

Ali Ahmeti tallet me Albin Kurtin: Peshkirin e bardhë e pashë, por a u dorëzua nuk e di

♬ original sound – Ballkani.info