Ali Ahmeti: Plaga e pashëruar u rëndua nga skenat shokuese në Gllogjan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është shprehur i tronditur nga sulmi në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona.

Ai tha se ende pa u shëruar plaga, duke iu referuar aksidentit tragjik të autobusit në Bullgari, u shokua nga skenat në Kosovë.

“Plaga e pashëruar rëndohet edhe më shumë nga skenat shokuese nga Gllogjani i Deçanit të Kosovës time. Jeta e njeriut është e shenjtë, Zoti e fal, Zoti e merr, jo njeriu. E dënoj në formën më të rreptë të mundur sulmin ç’njerëzor në Gllogjan që la viktima dhe të plagosur. I tronditur thellë, bashkëndjej me familjet e viktimave dhe me çdo qytetarë të Kosovës e të gjithë shqiptarët kudo që jemi në këtë botë të trazuar”.