Zlatan Ibrahimovic

‘Alhamdulilah’, Zlatan Ibrahimovic gëzon gjithë myslimanët me një video të publikuar nga Abu Dabi

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të përbëj lajm kudo që ndodhet, përkundër se tanimë është tërhequr nga futbolli aktiv.

Ish-sulmuesi legjendar suedez ka marrë pjesë në eventin UFC 294 të mbajtur së fundmi në Abu Dhabi.

Zlatan është live në luftimet dhe fitoret e mira të Hamzat Chimajev dhe Islam Mahachev dhe tifozi më i famshëm i Manchester Cityt, Faz Husein, arriti ta bëj një video me shtatlartin në sallë.

Husein fitoi famë në rrjetet sociale me videot e personazheve të njohur duke thënë “Alhamdulilah”, e kështu ishte edhe këtë herë me Zlatan Ibrahimovic.

Ibrahimovic vuri dorën në zemër dhe tha “Elhamdulilah”, dhe kjo i gëzoi muslimanët në mbarë botën.

Së bashku me mesazhet e kënaqësisë kur dëgjoi Zlatan duke thënë “Alhamdulillah”, kishte edhe komente të shpeshta në mbështetje për popullin palestinez.

Meqë ra fjala, babai i Zlatan, Shefik, është mysliman, kështu që nuk është çudi që ai tha rrjedhshëm “Faleminderit Zot” në arabisht, ndryshe nga Kevin De Bruyne që nuk u bë i famshëm kur e tha në fillim të këtij viti.