Alexis Sanchez mendon se nuk ka si Lukaku

Sulmuesi i Manchester Unitedit i huazuar te Interi, Alexis Sanchez, thotë se askush në botë nuk është si Romelu Lukaku, i cili është futbollisti më i shtrenjtë në skuadrën e zikaltërve.

Romelu Lukaku iu bashkua Interit gjatë afatit kalimtar të kësaj vere nga Manchester Unitedi.

26-vjeçari veçse i ka shënuar dy gola në dy ndeshje të zhvilluara për Interin e Antonio Contes, që këtë sezon e ka synim t’i marrë titullin e kampionit të Italisë, Juventusit.

Sanchezi e ndoqi Lukakun te Interi nga Manchester Unitedi në formë huazimi dhe kiliani e lavdëroi bashkëlojtarin e tij.

“Nuk do ta gjeni askënd tjetër si ai, askund në botë”, tha Sanchez në një intervistë të dhënë për ESPN FC.

Dyshja u përball me disa vështirësi në Old Trafford, pasi që trajneri Ole Gunnar Solskjaer preferonte të luante me lojtarë të tjerë në vend të atyre të dyve.

“Lukaku dhe unë u stërvitëm shumë mirë. Por, neve na nevojiteshin më shumë ndeshje për ta arritur nivelin tonë më të mirë. Nuk ishte koha e duhur për ne që të jemi në Manchester”, shtoi Sanchez.

“Kishte shumë ndryshime. Kur kalon nëpër aq shumë ndryshime, është e vështirë. Unë dhe Lukaku u stërvitëm shumë mirë. Këtu e kemi vullnetin për të arritur. Kjo është arsyeja pse unë dhe Romelu jemi këtu”.

loading…