Trent Alexander-Arnold pati një sezon fantastik me Liverpoolin në Premier League.

Edhe pse nuk arritën të shpalleshin kampion, ‘Të Kuqtë’ do ta mbajnë mend gjatë këtë edicion të kampionatit anglez, pasi tubuan 97 pikë dhe nuk përfunduan në vendin e parë.

Pas ndeshjes me Wolves, mbrojtësi anglez vendosi të bënte diçka të çuditshme, kur të gjithë lojtarët dhe tifozët u larguan.

Gazetari i BBC, Ben Smith postoi një foto në Twitter ku shihet 20-vjeçari duke krosuar për miqtë e tij që i kishte ftuar për ndeshjen e fundit në ‘Anfield’.

‘’Trent Alexander-Arnold është ende duke luajtur, aktualisht duke krosuar për miqtë e tij në Anfield’’, shkruajti Smith.

Skuadra e Jurgen Klopp e ka shansin ta fitojë Ligën e Kampionëve, teksa do përballet me Tottenhamin më 1 qershor. Të dyja ekipet janë pa trofe këtë edicion.