Mbrojtësi brazilian

Alex Sandro pranë rinovimin të kontratës me Juventusin

Një nga çështjet më të nxehta për Juventusin, ajo që lidhet me të ardhmen e Alex Sandros, është drejt zgjidhjes.

Pas bisedimeve shumë të gjata për rinovimin e kontratës, mbrojtësi brazilian ka arritur akordin me drejtorin sportiv, Paratici, për të firmosur deri në vitin 2023, tre sezone më shumë se kontrata aktuale.

5 milionë euro do të përfitojë në sezon 27-vjeçari, që tashmë u jep fund edhe zërave rreth tij, ku klubet më të mira të Europës ishin vënë në radhë për shërbimet e tij.

Për rinovimin e kontratës pritet vetëm zyrtarizimi që do të jetë një formalitet, por për efekt bilanci mund të konkretizohet në ditët e para të janarit.