Kryetari i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Miroslav Aleksiq, tha se nënkryetari i organizatës së tij politike Millosh Pavloviq është arrestuar për shkak se është një nga opozitarët më aktivë, ndërsa në anën tjetër kriminelët dhe manjatë të afërt me regjimi, si Milan Radoiçiq, Zvonk Veselinoviq dhe Predrag Koluvija, lëvizin nëpër Serbi të papenguar, transmeton Ballkani.info.
“Është interesant, por në të njëjtën kohë tronditës fakti se Millosh Pavloviq është arrestuar me pranga rrugës për në pushime familjare vetëm sepse është një nga opozitarët më aktivë në Beograd dhe për shkak se është nënkryetar i partisë opozitare, ndërsa në të njëjtën kohë kriminelët dhe manjatë të afërt me regjimin po lëvizin të papenguar nëpër Serbi, pavarësisht nëse marrin pjesë në krim të organizuar apo u shesin drogë fëmijëve tanë, si Milan Radoiçiq, Zvonk Veselinoviq apo Predrag Koluvija”, tha Aleksiq.
Aleksiq ka postuar në rrjetin social X, ku ka shkruar se kriminelët nën mbrojtjen e regjimit lëvizin të lirë, ndërsa opozitarët janë të persekutuar. /Ballkani.info/







