Deputetja e VV-së

Albulena Haxhiu: Zgjedhjet janë zgjidhja – opozita e tanishme duhet të qeverisë vendin

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se mënyra e largimit të Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit ishte e paarsyeshme.

Ajo se kjo është çështje fushate që të përfitojnë në emër të luftës se UÇK-së, por që sipas saj, përfitimet të emër të luftës nuk “dhezin” më.

“Që një vit Vetëvendosje dhe LDK ka nisur organizimin opozitar për zgjedhje të jashtëzakonshme, para dorëheqjes së Haradinajt ne kemi pasur 58 nënshkrime dhe duheshin edhe 3 nënshkrime për rrëzimin e Haradinajt që do duhej të largohej, nuk e kemi pritur këtë mënyrë të dorëheqjes”, ka thënë ajo në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, organizuar nga Kolegji Riinvest.

“Gjithmonë është përfituar në emër të luftës sikur partitë deri më tani sepse kjo nuk dhezë më, njerëzit në emër të luftës janë pasuruar”.

“Ne kemi dashur një datë më të afërt për seancën e jashtëzakonshme, janë bërë koalicionet më të çuditshme vetëm të kemi qëndrueshmërinë politike, për Vetëvendosjen zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja dhe opozita e tanishme duhet të qeverisë vendin”.

loading…