Albulena Haxhiu sulmon PSD-në: U takuan me Kadri Veselin sepse janë kundër zgjedhjeve të reja

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka bërë një postim në llogarinë e saj në Facebook në lidhje me takimin e djeshëm që kryetari i Kuvendit e pati me shumicën e partive parlamentare, shkruan Periskopi.

Në takimin e ftuar nga Kadri Veseli, morën pjesë edhe dy partitë opozitare Partia Socialdemokrate dhe Alternativa për Kosovën.

Deputetja Haxhiu beson që ky takim nuk ishte për diskutimin e Rezolutës së Kuvendit për dialogun me Serbinë por kundër zgjedhjeve të reja në vend.

Ky është statusi i plotë i saj:

“Takimi i djeshëm i Kadri Veselit me ata që i shkuan në takim nuk ishte për rezolutë të Kuvendit, as karshi Serbisë, por kundër zgjedhjeve të reja në Kosovë.”