Albulena Haxhiu shpalos shpenzimet e saj dhe të Abelard Tahirit, ja dallimi

Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para disa ditëve paralajmëroi si do të bënte publike shpenzimet e saj dhe të kabinetit prej kohës që po e mban këtë post.

E këtë e ka bërë shefi i kabinetit të Haxhiut, Blerim Sallahu i cili ka bërë publike shpenzimet e ministers Haxhiu dhe ish ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

Sallahu ka shkruar se këtë publikim e kanë bërë për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit në këtë ministri.

Shpenzimet e para që kanë publikuar janë ato për derivate.

“Për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit të kaluar, dhe për hirë të transparencës të cilën kemi filluar ta instalojmë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi vendosur që t’i publikojmë të gjitha shpenzimet e kabinetit të ish ministrit duke krahasuar me shpenzimet e kabinetit tonë”, ka shkruar ai.

Nga ajo që është publikuar del se ish ministri Abelar Tahiri për 4 muajt e parë të mandatit ka bërë rreth 6232 kilometra dhe ka shpenzuar rreth 1240 euro për derivate, përderisa ministrja aktuale në detyrë për dy muaj ka shpenzuar 84.7 euro, për 550 km.