Albion Rrahmani po vazhdon me formën e tij fantastike me Rapid Bukureshtin.

Sulmuesi kosovar ka shënuar gol sonte në ndeshjen që skuadra e tij po e luan ndaj Otelul.

Rrahmani shënoi në minutën e gjashtë për rezultatin 1:0.

Për 23-vjeçarin është ky goli i tij i tetë në elitën e futbollit rumun, në paraqitjen e nëntë me Rapidin këtë sezon.

Albion Rrahmani deri tash ka edhe dy asistime gjithashtu. /Ballkani.info