Albin Tahiri, i 45-ti në Botërorin e skitarisë

Garuesi kosovar ishte në mesin e 71 garuesve në super-sllallomin e madh në Botërorin e Suedisë
Albin Tahiri e ka mbyllur garën e super-sllallomit të madh të Kampionatit Botëror të Skitarisë në pozitën e 45-të.

Skitari kosovar ishte në mesin e 71 garuesve, ndërsa e mbylli shtegun për kohën 1:31.72 sekonda, në evenimentin që po mbahet në Are të Suedisë.

Tahiri në ditët në vazhdim do të garojë edhe në disiplinat tjera.