Albin Kurti: Nëse nuk arrihet koalicioni me LDK-në, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për të dërguarin e Top Channel, Albin Kurti ka folur edhe për mardhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Po ashtu Kurti ka thënë se dëshiron që të ketë koalicion me LDK-në dhe beson në këtë koalicion, mirëpo ka shtuar nëse kjo nuk ndodh atëherë vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje.

Muhamed Veliu: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët në Shqipëri dhe si shikoni ti ndërtoni mardhëniet me Kryeministrin Edi Rama?

Albin Kurti: Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.

Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve edhe vullneti im është për këtë gjë.

loading…