Albin Kurti i sulmon gjyqtarët dhe prokurorët, pastaj thotë se ata duhet të zhvishen nga ndikimet politike

Kryeministrit Albin Kurti nuk po i bjen askush në fije. Madje, as ai vetes.

Një ditë ai dhe krejt arsenali i tij e sulmojnë Prokurorinë e Shtetit e një ditë tjetër thotë se politika nuk duhet të përzihet në punët e drejtësisë.

Kurti pak javë pasi me krejt ministrat dhe deputetët e tij e sulmuan Prokurorinë, sot gjatë lansimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit ka thënë se janë të obliguar të krijojnë një ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial të zhvishen nga çdo lloj ndikimi politik, shkruan Demokracia.com.

Kurti shtoi se reformën po e vazhdojnë me vetting të pozitave të larta në sistemin gjyqësor e prokurorial dhe luftim të pasurisë së pajustifikueshme me Byronë Shtetërore për Konfiskim të Pasurisë.

“Jemi të obliguar të krijojmë ambient ku sistemi gjyqësor e prokurorial zhvishet nga çdo lloj ndikimi politik dhe vepron vetëm në bazë të ndërgjegjes personale dhe përgatitjes profesionale të gjyqtarit dhe prokurorit në bazë të të cilit edhe gjykohet nga publiku”, tha Kurti.

Por, pak javë më parë kur u arrestuar njëriu i tij në KEK, Nagip Krasniqi, Kurti nuk la gjë pa thënë për sistemin e drejtësisë dhe të propozuarin e KGJK-së për kryeprokuror, Blerim Isufajn.

Ai në Kuvend u përzi drejtpërdrejtë në punët e sistemit të gjyqësisë. Madje, si që sot fliste sesi sistemi i drejtësisë nuk duhet të ndikoher nga politika, shkoi aq larg saqë u zotua se Isufaj nuk do të mund të bëhej kryeprokuror, kompetencë kjo që nuk është e tij.

Kurti e akuzoi rëndë Isufajn deri sa po “argumentonte”, se pse sipas tij i njëjti nuk do të mund të bëhet Kryeprokuror. Anipse një vendim i tillë nuk kalon nëpër duart e tij, por të presidentes Osmani.

“Unë nuk kam dyshim që prokurorinë e shtetit dhe atë sa më larg aq më shumë ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë. Dhe jo vete ndaj meje, si kryeminsiter, por ndaj qeverisjen tonë, ndaj pushteti të ri të dal nga 14 shkurti 2021. Kjo lidhet me shumë se me askënd tjetër me figurën e prokurorit Bleirm Isufajt”, tha Kurti,

“Bëhet fjalë për një prokuror, i cili është mirënjohur në skenen tonë publike që rastin e vrasjes seëish shefit të AKP, Dino Hasanajt e ka kategorizoj në vetëvrasje ndërkaq rastin e vetëvrasjes së ish drejtorit të informimit në kryeministri Hamdi Sopa e shndërroi në vrasje. Njëkohësisht bëhet fjala për një prokuror, i cili asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë dhe pikërisht ky prokuror dëshiron të behet kryeprokuror.

“Por, nuk do të mundet (të bëhet kryeprokuror). Sepse këtu ka republikë dhe popull”.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i bëri “vettingun”, Isufajt në seancë të Kuvendit. Duke i “dërguar mesazh” presidentes Osmani, se as ajo s’e do Isufajn për Kryeprokuror.

“Ju e dini shumë mirë se për çka përkushtohet Qeveria Kurti. Neve na duhet një Kryeprokuror që nuk e ka bishtin e zënë me derë…”, tha Haxhiu në fjalën e saj.

Ndërkohë, u tregua edhe më e ashpër kur i tha këto fjalë: “Nuk mundemi edhe shtatë vite me e çu me një prokuror që është i paaftë, që nuk ka integritet moral…”.