Albin Kurti, që dikur ishte kritik i ashpër për marrëveshjen e Telekomit të Kosovës me ish operatorin e telefonisë mobile, e Z Mobile, e ka çuar nga një gotë me nënshkruesin e kësaj marrëveshje, Shyqyri Haxha.
Haxha ishte kryeshef i Telekomit kur e nënshkroi marrëveshjen e Z Mobile dhe për këtë është përballur me proces gjyqësor, me gjyqtar ndërkombëtar të EULEX-it, shkruan Ballkani.info.
Kurti një pjesë të mirë të fushatës zgjedhore e kishte zhvilluar duke ngritur kauzën e dëmit që i ishte bërë Telekomit.
Haxha ishte kryeshef i Telekomit të Kosovës nga viti 2008 deri 2011 dhe u përball me disa aktakuza, njëra nga do edhe pagesa prej 2500 euro në muajt për qiranë e banesës në Angli.









