Albin Kurti bën homazhe në kujtim të dy studentëve që u vranë në demonstratat e vitit 1981

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe para pllakës përkujtimore e vendosur para qeverisë në kujtim të dy studentëve, Naser Hajrizi e Asllan Pireva të vrarë në demonstratat e 2 prillit të vitit 1981.

Homazhe po ashtu kanë bërë edhe familjarët e studentëve të vrarë, kurse vëllai i Naser Hajzirit, Bujari ka thënë se sot në 40 vjetorin kujtojnë rënien e Naserit vetëm 19-vjeçar i cili ka pasur vullneti për liri.

Demonstratat e studentëve shqiptarë në Kosovë filluan më 11 mars 1981 dhe vazhduan më 24 mars dhe më 1 e 2 prill 1981.

Me kërkesat e demonstruesve u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës. Në këto demonstrata u vranë 9 veta dhe u plagosën15 të tjerë, ndërsa forcat e policisë serbe patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.