‘Albin Koti’: Avdullah Hoti ia kthen ‘mbiemrin’ fyes Kurtit, thotë se tash i përshtatet atij

Kuvendi i Kosovës ka nisur të diskutojë për Marrëveshjen e Uashingtonit. Avdullah Hoti nga LDK, ka thënë se e ka informuar vazhdimisht Kuvendin për këtë marrëveshje, derisa ka akuzuar Vetëvendosjen – megjithëse Hoti s’ia përmend emrin – se ka thënë të pavërteta lidhur me këtë Marrëveshje historike, sic i referohet Hoti, i cili e nënshkroi sa ishte kryeministër.

“Janë thënë shumë të pavërteta në këtë Kuvend. Kur kam thënë se i besoj Shtëpisë së Bardhë, populistët ma shtrembëronin emrin me epitete të ndryshme fyese.

Ato epitete i meritojnë ata dhe jo unë. Kur një person të shanë të fyen të nënçmon, tregon për karakterin e vet, sot ata nuk kërkojnë falje.

Janë ose mashtrues, që kanë vepru për qëllime elektorale, ose janë naiv ose janë të orientumë dikah tjetër që nuk dojnë shtetësinë e Kosovës ta konsolidojnë përmes Shtpisë së Bardhë po përmes shtëpive tjera”, ka thënë Hoti.