‘Albin bëj homazhe edhe atje ku s’ke vota’: Kurti nuk shkoi për homazhe tek varret e dëshmorëve në Drenicë

Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se nuk po bën homazhe në Drenicë, por vetëm në vende ku mendon se ka vota.

Në një postim në Facebook, Hoxha ka rikujtuar se ditëve të fundit u përkujtua komandanti Ilaz Kodra, si dhe dëshmorët e martirët e fshatrave Vërbovc, Shtuticë, Poklek e Çikatovë e Vjetër…

“Si ishte e mundur që ju si Kryeministër e as ndonjë anëtar i kabinetit tuaj të mos bëni homazhe edhe në Drenicë”, pyet deputeti Hoxha.

Postimi i plotë:

Kryeministri në ikje Albin Kurti sot paska bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë.

Të enjten përkujtuam komandantin Ilaz Kodra dhe 40 dëshmorë të tjerë që ranë në altarin e lirisë, në të njëjtën ditë përkujtuam edhe 278 martirët e lirisë që u vranë nga forcat serbe në fshatrat Vërbovc dhe Shtuticë.

Ditë më parë përkujtuam edhe masakrën e Poklekut dhe të Çikatovës së Vjetër, si ishte e mundur që ju si Kryeministër e as ndonjë anëtar i kabinetit tuaj të mos bëni homazhe edhe në Drenicë.