Superliga e Kosovës

Albi Mall Superliga e Kosovës, sot zhvillohen dy ndeshje

Sot (e diel) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në Futboll.

Të premten nisi xhiro e 15-të, ku Ballkani fitoi me rezultat 2-0 ndaj Malishevës në udhëtim, ndërsa sot janë në orar dy ndeshje tjera.

Vëmendja kryesore është tek dueli mes Prishtinës dhe Dritës që pritet të zhvillohet në Kompleksin Nacional në Hajvali.

Në takimin tjetër, Gjilani është nikoqir i Llapit në ndeshjen që do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00.