Albert Bunjaki shkarkohet nga posti i trajnerit te Karlstads

Ish-përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki është shkarkuar nga posti i trajnerit te skuadara suedeze Karlstads, shkruan Demokracia.com

Bunjaki që për një kohë të gjatë udhëhoqi Kosovën e pastaj punojë edhe në Federatën e futbollit të Kosovës si zyrtar i administratës, iu kthye zejes së trajnertit duke e marrë vitin e kaluar skuadrën suedeze që bën gara në Ligën e Tretë apo si njihet ndryshe Divizioni 1.

Megjithatë, rezultatet jo të mira kanë bërë që ai t’i ndajë rrugët me klubin.

Lajmi është konfirmuar nga medium suedes Mariestadstidningen.se.