Albatriti pasi e shikoi videon e mërgimtarit: “Mirësevini gyrbetqarë, mushkrija, zemra dhe fryma e Kosovës”

Mërgimtarët kanë filluar të vijnë në vendlindje.

Ka disa ditë që në media ka qarkulluar një intervistë e realizuar më bashkë atdhetarët në Merdarë.

Bujë bëri mërgimtari i cili shpërtheu në lot kur gazetarja e pyet për Kosovën, e kjo video i ka emocionuar të gjithë, madje edhe artistët.

Është Albatrit Muqiqi ai i cili sot ka bërë një shkrim në instagram në lidhje me videon që shikoi.

“E shikova shumë herë këtë video intervist dhe me emocionoj shumë, duke e parë se sa shumë e duan dhe vazhdojnë e bëjnë për Kosovën tonë.

“Mirësevini, gyrbetqarë, mushkrija, zemra dhe fryma e Kosovës”, shkruan Albatriti.

Theksojmë, se edhe Albatriti është tejet i angazhur tani gjatë sezonës së dasmave.