Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, bashkë me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe anëtarët tjerë të koalicionit parazgjedhor, kanë bërë sot nderime dhe homazhe në Prekaz dhe Gllogjan me rastin e 28 Nëntorit.

“Në prag të 28 Nëntorit, festës së Flamurit, e Ditën e Forcës sot, pata nderin të marr pjesë në homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin Memorial të Zonës së Dukagjinit në Gllogjan, për të përkujtuar heronjtë dhe dëshmorët që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Bytyqi.

Ajo tha se këto vende, të cilat mbartin historinë dhe krenarinë kombëtare, na kujtojnë se liria jonë është trashëgimi e shenjtë dhe përgjegjësi e përbashkët”, ka shkruar Bytyqi.