Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka bërë të ditur se sot është realizuar blerja e numrave për minimaratonën e dedikuar për fëmijët me autizëm.
Përmes një postimi, Bytyqi ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe përfshirjes së fëmijëve me autizëm në aktivitete shoqërore dhe sportive.
“Sot bëmë blerjen e numrave për minimaratonën e fëmijëve me autizëm. Çdo hap që do të bëhet në këtë aktivitet është një mesazh mbështetjeje, dashurie dhe përfshirjeje për këta fëmijë të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.
Ajo ka vlerësuar se aktivitete të tilla jo vetëm që promovojnë solidaritetin dhe humanizmin, por edhe rrisin vetëdijen për rëndësinë e përkrahjes së personave me autizëm dhe familjeve të tyre.
Minimaratona pritet të mbledhë qytetarë dhe mbështetës të shumtë, me synimin për të dhënë një mesazh të fuqishëm për barazi, dashuri dhe përfshirje në shoqëri.







