Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, e cila kandidon me numrin 5 në listë, ka kujtuar me respekt dhe dhimbje të gjithë të burgosurit që përjetuan tmerrin e Burgut të Dubravës gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi, Bytyqi ka vlerësuar qëndresën dhe sakrificën e të burgosurve shqiptarë, duke e cilësuar Burgun e Dubravës si një nga plagët më të mëdha, por njëkohësisht edhe krenari të historisë sonë kombëtare.

“Dubrava mbetet plagë dhe krenari e historisë sonë. Aty ku dhuna provoi ta shuajë shpresën, të burgosurit tanë e mbajtën gjallë dinjitetin dhe dashurinë për lirinë”, ka shkruar Bytyqi.

Ajo ka theksuar se të burgosurit e Dubravës mbeten simbol i qëndresës, sakrificës dhe lavdisë kombëtare, duke nderuar kujtimin dhe vuajtjet e tyre në shërbim të lirisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, kandidatja e AAK-së ka bërë thirrje që ngjarje të tilla të mos harrohen kurrë, ndërsa kujtesa për sakrificën e të rënëve dhe të mbijetuarve të mbetet pjesë e ndërgjegjes kombëtare.