Kandidatja për deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka konfirmuar vazhdimin e rrugëtimit të saj politik drejt Kuvendit të Kosovës, me një mesazh të fortë për përgjegjësi, përkushtim dhe afërsi me qytetarët.

Në deklaratën e saj publike në rrjetet sociale, Bytyqi theksoi se politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve, familjeve, grave dhe të rinjve, duke u zotuar se do të vazhdojë të jetë zëri i atyre që shpesh mbesin të pa përfaqësuar.

“Mandati për mua nuk ka qenë privilegj, por përgjegjësi”, u shpreh ajo, duke rikujtuar angazhimin e saj për mbrojtjen e dinjitetit të grave, vajzave dhe familjeve kosovare.

Bytyqi dha gjithashtu mbështetjen e saj të plotë për vizionin e Ardian Gjinit për Kryeministër, duke e cilësuar si lider të dëshmuar në punë, korrektësi dhe përkushtim ndaj Kosovës.

Ajo falënderoi qytetarët për besimin e vazhdueshëm ndër vite, duke theksuar se ky besim e ka bërë më të fortë dhe më të vendosur për të vazhduar misionin e saj politik.

“Rruga jonë vazhdon. Me Aleancën. Me vizion. Me zemër pranë qytetarëve”, përfundon mesazhi i saj.

Bytyqi në listën e AAK’së mban numrin 6.