Alban Zogaj dhe Krenar Xhaferi kanë qenë deputetë në legjislaturën e kaluar.
Ata garuan sërish për t’u rizgjedhur, megjithatë jo në mënyrë të suksesshme.
Zogaj e Xhaferi nuk do të jenë pjesë e Kuvendit në legjislaturën e ardhshme, pasi nuk janë votuar mjaftueshëm.
Zogaj ka marrë 7348 vota dhe renditet i 37-ti në listë, ndërsa Xhaferi ka marrë 7,285 vota dhe renditet i 38-ti në listën e LDK-së, kur janë numëruar mbi 95 për qind të votave.
LDK-ja pritet t’i ketë 15 deputetë, 5 më pak se në zgjedhjet e 9 shkurtit. /Ballkani.info/







