Alban Ramosaj nuk kthehet në Festivalin e Këngës nëse nuk i plotësojnë disa “kushte”

Alban Ramosaj i ka vendosur disa “kushte” Festivalit të Këngës, kushte këto që duhet të plotësohen në mënyrë që ai të marrë pjesë sërish në festival.

“A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhdon siç është nuk e mendoj”, tha Albani për “Mirage.”

Kujtojmë se Agim Doçi, poet, autor këngësh dhe anëtar jurie në zgjedhjen e këngës përfaqësuese për ‘Eurovision’, foli negativisht për këngën e Alban Ramosajt “Theje”.

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Albanit i cili u shfaq tejet i irrituar./IndeksOnline/