Futbollisti kosovar e ka lënë skuadrën e deritashme SV Elversbergut për të kaluar tek Hessen Kassel

Futbollisti kosovar, i cili në të kaluarën e kishte veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë dhe të Kosovës, një lojtar fantastik dhe i talentuar, ka përfunduar në ligë amatore në Gjermani, në atë të pestë.

Sipas gazetës “hna.de”, 32-vjeçari ka lënë SV Elversbergun për të kaluar te Hessen Kassel.

Meha, i cili njihet si një “snajperist” për shkak të saktësisë nga gjuajtjet e lira, u largua nga SV Elversberg pas një sezoni pozitiv sepse shënoi 8 gola dhe asistoi njëherë në 16 paraqitje.

Ai ndihet i lumtur me zgjedhjen që e bëri, ndërsa premton se do ta japë maksimumin në ekipin e ri.

“Nuk po më pritet derisa të filloj të punoj në Kassel. Dua të ndëroj diçka në periudhë afatgjate këtu në Kassel dhe t’i arrij objektivat sa më lart me ‘Luanët’”, ka thënë Meha, i cili në vitin 2014 i kishte realizuar 12 gola në 25 ndeshje me Paderbornin në Bunderliga.

Pas Paderbornit, ai ishte transferuar në klubin turk, Konyaspor, në ligën elitare turke.

Aty kishte luajtur edhe në Europa League.

Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e klubit gjerman ndihen të kënaqur që do ta kenë në dispozicion një lojtar të kalibrit të Mehës,

“Ne po e marrim një lojtar me përvojë, një ekspert dhe një njeri të uritur për fitore. Meha ka shumë eksperiencë me ndeshjet e zhvilluara në ligën e parë dhe të dytë gjermane, ku e ka bërë diferencën në raste vendimtare, me gola dhe asistime. Ai do ta përmirësojë kualitetin e ekipit. Edhe në aspektin human, është një person mjaft i mirë dhe pozitiv”, ka thënë zyrtari i klubit gjerman, Jens Rose.

32 vjeçari ka nënshkruar kontratë për tri vjet.