Merr fund telenovela Jordi Alba. Mbrojtësi i krahut të majtë ka rinovuar zyrtarisht kontratën me Barcelonën duke hedhur poshtë aludimet e mediave për një largim të mundshëm nga katalanët në merkaton e kësaj vere.

Pas bisedimesh të shumta, 29-vjeçari ka zgjatur kontratën e tij me Barçën edhe për 5 vite e gjysmë deri në qershor të vitit 2024, kur të jetë plot 35-vjeç.

Pas këtij rinovimi gjasat më të mëdha janë që Jordi Alba ta mbyllë karrierën te Barcelona, sepse edhe klauzola që është vendosur në kontratën e tij të re për një largim të mundshëm është vërtetë e frikshme plot 500 milionë euro.