Mbrojtësi

Alba: Asnjë lojtar i Barçës nuk mund ta zëvendësojë Messin

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka thënë se Lionel Messi është i pazëvendësueshëm në ekipin e tij.

Messi ka realizuar 12 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat dhe pritet të mungojë në tri javët e ardhshme pasi ka thyer krahun.

Argjentinasi pritet të mungojë edhe në ndeshjen kundër Real Madridit, por Alba ka thënë se asnjëri prej bashkëlojtarëve të tij nuk mund të luajë si Messi.

“Nuk ka lojtar që mund ta zëvendësojë Messin, sado të mirë që janë”, ka thënë mbrojtësi 29-vjeçar.

“Leo është ndryshe prej tjerëve, e bën ekipin më të mirë. Të gjithë mund të marrim përgjegjësi. Ndonjëherë të gjithë duan që Leo ta fitojë ndeshjen, por kur mungon ai ne duhet të punojmë edhe më shumë dhe të tregojmë se çfarë ekipi jemi”, ka thënë Alba.