Ish Ambasadori
Alarmon ish ambasadori Peci: Ministri i Brendshëm u shkarkua për të arsyetuar dështimin e radhës në Interpol
Ambasadori i Qeverisë së Kosovës dhe analisti politik, Lulzim Peci, ka bërë një shkrim tjetër në profilin e tij në Facebook në lidhje me shkarkimin e sotëm të Ministrit të Brendshëm, Bejtush Gashit, transmeton Ballkani.info.
Peci ka pyetur se pse është shkarkuar ministri pikërisht tash që krejt “forcat duhet të mobilizohen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol? Ai ka aluduar se me shkarkimin e Gashit ka të bëj fakti që Qeverisë së Kosovës dhe diplomacisë së saj nuk po i ecë puna mirë.
Kësisoji, atyre iu duhet një ‘kurban’ për të arsyetuar dështimin e mundshëm – implikon ai.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Po ku e gjetët me e bë shkarkimin e Ministrit të Brendshëm në kohën kur krejtë forcat duhet të mobilizohen për antarësimin e Kosovës në INTERPOL? Apo ndoshta nuk po ju ecë puna mirë në këtë përpjekje dhe po ju duhet një “kurban” për të arsyetuar dështimin e mundshëm?
Ky akt e ka vetëm një emër: Mungesë totale e sensit të qeverisjes