Alarmohen banorët: Për ditë me radhë dikush po bllokon rrugën në fshatin Vinarc i Epërm

Për ditë me radhë persona të panjohur po bllokojnë rrugën në fshatin Vinarc i Epërm.

Siç raportohet, bllokimi po bëhet me ato që në pamje të parë duken të jenë shkurre, shkruan Mitrovica sot.

Kjo duket se ka alarmuar banorët e asaj pjese të cilët kanë lajmëruar policinë dhe janë në pritje të hetimeve.