Kanë përfunduar kërkimet tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku policia mori një alarm për bombë.

Megjithatë, ky alarm ka dalë të jetë i rrejshëm, pasi që policia nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, më herët gjatë ditës policia njoftoi se kishte marrë një telefonatë anonime nga një person që thoshte se kishte vendosur bombë në Stacionin e Autobusëve.