Alarmante: Në Brazil zbulohen 18 mutacione të Covid, një i ngjashëm me atë të Afrikës së Jugut

Shkencëtarët në Brazil zbuluan një lloj të koronavirusit të ri (COVID-19) të papërcaktuar më parë i cili përbëhet nga 18 kombinime.

AA Agenccy i referohet lajmit të dhënë nga ‘O Globo’ me bazë në Rio de Janeiro, ku thuhet se ekspertët e Universitetit Federal Minas Gerais (UFMG) në qytetin Belo Horizonte dhe ata në sektorin e hulumtimit dhe zhvillimet të grupit Pardini në bashkëpunim me Universitetin Federal Rio de Janeiro kanë zbuluar llojin e COVID-19 të përbërë nga 18 mutacione.

“Lloji në fjalë potencialisht është i rrezikshëm”, theksuan ekspertët të cilët u shprehën se në mesin e 18 mutacioneve të papërcaktuara më parë në këtë lloj ndodhen edhe mutacione që tregojnë cilësi të ngjashme me llojet P1 të shfaqur në rajonin Amazonas të Brazilit, me P2 të shfaqur në Rio de Janeiro, me B.1.1.7 të shfaqur në Britani dhe me B.1.1.351 të shfaqur në Afrikën e Jugut.

Një pjesë e këtyre ndryshimeve ishin identifikuar tashmë në variante të tjera që lidhen me rritjen e rrezikut të vdekjes për pacientët.

Virologu Renato Santana, me detyrë në UFMG, theksoi se është ende herët për të thënë se lloji i zbuluar përhapet më shpejt ose se është më efektiv.

“Është e rëndësishme që të dihet se ka karakteristika të ngjashme me llojet aktuale në Brazil, por ai ka edhe cilësi karakteristike të reja. Ky sikur është zhvillimi i llojeve aktuale”, deklaroi Santana.

Pasi bëri të ditur se personat në të cilët është vërejtur ky lloj nuk kanë udhëtuar jashtë vendit, Santana shtoi se duhet të kryhen studime për të përcaktuar se kur dhe ku është shfaqur ky lloj.

Studimet gjenetike të kryera tashmë tregojnë se varianti i ri ka karakteristika të përbashkëta me katër të tjerë: P.1, zbuluar në Manaus; P.2, identifikuar në Rio; deri në B.1.1.7, nga Mbretëria e Bashkuar;
dhe Afrikës së Jugut B.1.1.351.

Shteti i Amerikës Jugore, Brazili, me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia COVID-19. Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes së kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19.

Në vendin ku pandemia ka qenë më efektive në muajin mars të vitit 2021, për herë të parë më 7 prill në vend humbën jetën mbi 4 mijë njerëz nga COVID-19. Deri më sot në Brazil për shkak të pandemisë COVID-19 kanë humbur jetë mbi 340 mijë njerëz, ndërsa mbi 13.1 milionë të tjerë janë prekur nga virusi.