Paris Saint Germain i humbi 3 pikët përballë Napolit pas disa vendimeve të diskutueshme të gjyqtarit, ndërsa presidenti i klubit parisien, Nasser Al Khelaifi ka përmendur rëndësinë e teknologjisë VAR.
Penalltia e Napolit u akordua pas një pozicioni jashtë loje të Callejonit që gjqytari kryesor nuk e vërejti, teksa edhe autorit të golit, spanjollit Bernat iu mohua një penallti.
“Na duhet t’i fitojmë dy ndeshjet e fundit për të kaluar grupin. Sigurisht se nuk na u akordua një penallti. Por na duhet ta pranojmë. VAR nevojitet sa më shpejt, ne i humbëm dy pikë shkaku i referimit”, deklaroi Al Khelaifi.
Biznismeni nga Katari i mohoi edhe akuzat e faqes “Football Leaks” e cila pretendoi se PSG dhe Manchester City u ndihmuan nga UEFA në lidhje me Fair Playn Financiar.
Al Khelaifi i quajti këto pretendime gjepura ndërsa theksoi se më e rëndësishme për të është të fokusohet te ndeshja e ardhshme në Ligue 1 kundër Monacos.







