Duket se do të përfundojë aventura e Neymarit në Arabinë Saudite.
Siç raportuan mediat arabe, Al-Hilal nuk ka regjistruar brazilianin për pjesën e dytë të sezonit në Saudi Pro League, pas lëndimit të tij të dytë që pësoi në ndeshjen ndaj Esteghlal dhe thuhet se do të ndërpresë kontratën në janar.
Braziliani, kishte munguar fillimisht një vit pasi që ishte lëduar edhe në shtator të vitit të kaluar.
Neymar, ka bërë vetëm 7 paraqitje prej se iu bashkua në vitin 2023 nga PSG-ja, për shumën e 90 milionë eurove.







