LDK

Akuza për manipulim të zgjedhjeve të LDK-së në Vushtrri: “Muhaxheri e dëshiron Tahirin kryetar në mënyrë klandestine”

Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri po pretendohet për manipulim të procesit të brendshëm zgjedhor nga ana e kryetarit të degës, Xhafer Tahiri. 

Agron Përquku, asamblist dhe anëtar i kryesisë së LDK-së në Vushtrri nëpërmjet një postimi në Facebook ka adresuar publikisht akuza në drejtim të Tahirit se ka zgjedhur koision të njëanshëm për manipulimin e zgjedhjeve.

“Pasi u hapen zgjedhjet ne nivel qëndror, njëkohësisht edhe për degën e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri zgjedh komision zgjedhor të njëanshëm, qëllimi i të cilit është për ti manipuluar zgjedhjet në degën e LDK-së në Vushtrri.”, ka shkruar Përquku.

Ai ka përmendur Adnan Lahun, si njeri i afërt i Tahirit për të cilin thotë se në cilësinë e kryetarit të komisionit ka organizuar me Tahirin “kuvende të fshehta zgjedhore”.

“Xhafer Tahiri, përmes komisionit të zgjedhur nga vet ai me njerëzit e afërt të tij në krye me Adnan Lahun, po organizojnë kuvende të fshehta zgjedhore, duke përcaktuar datat e mbajtjes së zgjedhjeve, por jo edhe vendet e tyre.”, ka thënë Përquku.

Ai po pretendon se Tahiri po frikësohet nga humbja e zgjedhjeve në gedë, ndërsa për këtë thotë të jenë në dijeni e të kenë reaguar edhe anëtarë të tjerë të kryesisë.

Sipas tij, kërkesa për proces transparent ka hasur në vesh të shurdhër.

“Xhafer Tahiri nga frika e humbjes së zgjedhjeve të degës është duke e manipuluar tërë procesin zgjedhor. Shumica e antarëve të kryesisë kanë reaguar, kanë shkuar në seli qëndrore të LDK-së, për të kërkuar që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të rregullt dhe transparente, por nuk kanë hasur në mirëkuptim!”, tha Përquku.

Përveç Tahirit, Përkuqu ka angazhuar edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin si bashkëpunëtor të tij për manipulimin e procesit zgjedhor në Vushtrri.

“Ata kanë hasur në Gazmend Muhaxherin, i cili bashkërisht me Xhafer Tahirin jane angazhuar për të manipuluar procesin zgjedhor në Vushtrri.”, tha ai.

Në fund, Përquku i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut “që të ndalojë këtë mënyrë të zgjedhjeve në Vushtrri dhe të organizojë zgjedhje të lira, demokratike e transparente ashtu siç i ka hije LDK-së.”

Akuza, të cilat i ka përcjellur edhe me dëshmi ka pasur edhe nga sekretari i kësaj partie Avdi Avdiu.

Avdiu ka dëshmuar edhe me anë të njoftimeve telefonike se ka parregullsi në këtë proces.

Të dytë, Avdiu dhe Perçuku I bënë i bënë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë qendrore të saj që ta ndërpresin procesin zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri dhe të krijohen kushte për zgjedhje demokratike dhe transparente në LDK. /Paparaci.com