Izet Demaj

Aktori Shkumbin Sopjani: Me vrasjen e policit në Istog, u vra demokracia

Aktori i njohur i serialit, 192, Shkumbin Sopjani është shprehur i tronditur nga vrasja e policit, Izet Demaj, i cili sot u vra gjatë një përpleshje të armatosur në Istog.

“Uniforma e Policisë së Kosovës është e shenjtë për çdo qytetar të R.Kosovës, andaj padyshim ishte një vrasje ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës. Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Sopjani.

Izet Demaj u vra kur grabitësi i një banke shtiu në drejtim të policisë sapo doli nga banka. Edhe grabitësi, Kamer Metaj mbeti i vrarë. /Ballkani.info/