Aktori i njohur kritikon presidenten Osmani: 4 ditë ende nuk e tha naj llaf për Salih Mustafën

Heshtja e presidentes, Vjosa Osmani për dënimin e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa “Cali” nga Gjykata Speciale, ka nxitur reagime të shumta në vend.

Analistë e politikanë të partive e kanë kritikuar Osmanin pasi nuk tha asnjë fjalë për dënimin me 26 vjet burgim të Mustafës nga Specialja.

Ndërkaq, aktori dhe ish-kandidati për deputet Jeton Zogjani ka filuar t’ia njeh edhe ditët që kanë kaluar pa u deklaruar presidentja Osmani.

Ai ia ka kujtuar edhe nenin kryesor të presidentës e që është “unifikimi”.

“U bene 4 dite, ende nuk e tha naj llaf Presidentja per Calin! UNITET”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkaq, kryeministrit Albin Kurti ka folur për dënimin e Calit. Kurti ka thënë se kriminelët serbë që kanë masakruar e dhunuar nuk janë dënuar.

Ai ka thënë se janë të indinjuar me vendimin për dënimin me 26 vjet burgim të Sali Mustafës.

“Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit? Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit.”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë: