Aktori i famshëm amerikan, Harvey Keitel, do të ketë një rol në një film që ka si temë të ashtuquajturën ‘Shtëpi e Verdhë’ ku gjoja civilëve serbë ju janë nxjerrë organet për trafikim, pretendime këto të pabaza. Filmi me titull ‘Harvest’ (Korrja) është financuar nga Qendra e Filmit të Serbisë.
Sipas gazetës serbe Vecernje Novosto, aktori maeirkan Keitel në filmin e ri të Paul Kampf do të ketë një rol minor.
Filmi Harvest bazohet në romanin e autorit serb Veselin Djelatovic ‘Srpsko srce Johanovo’ (Zemra serbe e Johanit), tregim ky për një gjerman të cilit në ‘Shtëpinë e Verdhë’ ju transplantua zemra e viktimës serbe, i cili pastaj vjen në Kosovë të gjejë përgjigje.
“Ky nuk do të jetë një film amerikan për viktima serbe, por diçka më e madhe” ka thënë regjisori Kampf në bisedë me Novosti të Serbisë.
Deri tani nuk dihen më shumë detaje rreth produksionit të filmit, por Kampf ka konfirmuar se Harvey Keitel ka nënshkruar kontratë dhe do të shfaqet në këtë krijim propagandistik pasi konsideron se është temë e rëndësishme, sipas regjisorit.







