Aktivisti socialist: Kurti lëshon pe në gjithçka, do të provojë ta zbatojë edhe Asociacionin

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti ka reaguar pas modifikimit të vendimit të Qeverisë, ku Kryeministri Kurti e kumtoi, se nga 1 nëntori do të ketë vetëm “qortim”, kurse konfiskim të targave tek në muajin prill.

Ahmeti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kurti po lëshon pe në gjithçka, përkundër fjalëve të tij.

“Premtonte që nuk takohet me Vuçiqin, u takua me Vuçiqin. Nuk i respektoj marrëveshjet e kaluara, po i zbaton krejt. Nuk ka qarkullim pa targa KS prej 31 tetorit, u tërhoq. Pra Kurti lëshon pe në gjithçka përkundër fjalëve të tij. Në këtë forme do të provoj ta zbatoj edhe asociacionin. Vetëm rezistenca qytetare mund ta ndal Kurtin nga implementimi i kësaj marrëveshje të dëmshme. Duhet te bëhemi bashkë e ta kundërshtojmë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:

Premtonte qe nuk takohet me Vuciqin, u takua me Vuciqin. Nuk i respektoj marreveshjet e kaluara, po i zbaton krejt. Nuk ka qarkullim pa targa KS prej 31 tetorit, u terhoq. Pra Kurti leshon pe ne gjithcka perkunder fjaleve te tij. Ne kete forme do te provoj ta zbatoj edhe asociacionin.

Vetem rezistenca qytetare mund ta ndal Kurtin nga implementimi i kesaj marreveshje te demshme. Duhet te behemi bashke e ta kundershtojme.