Aktivisti i VV-së ultimatum Xhelal Sveçlës: Interveno me polici në veri ose lësho rrugë

Aktivisti i VV-së, Naser Shatri i ka kërkuar ministrit të Punëve të Brendshme që të intervenojë në veri të vendit duke dërguar policinë atje ose të lirojë postin e ministrit.

Shatri ka shkruar në Facebook se pas provokimeve të alpinistëve kosovarë në Bjeshkët e Zubin Potokut, Sveçla të dërgojë patrullat policore ose të lirojë postin e ministrit të brendshëm.

“Policia Kufitare e Kosovës neglizhente ndaj veprimeve provokuese serbe. Nëse vazhdon kështu që huliganët serbë të provokojnë atëherë popullata shqiptare duhet të armatoset dhe vullnetarisht të patrollojë si në kohë lufte. Kërkoj nga Xhelal Sveçla si Ministër i Brendshëm që është që sa më parë të shtojë patrullat në Zubin Potok dhe Bjeshkët Mokën, Jerebi, Corrovod etj duke e pasur nën kontrollë gjendjen e sigurisë ose le ta lirojë postin e Ministrit të Brendshëm. Pra Ministri Xhelal Sveçla ka dy rrugë, ose të shtojë patrullat në atë rajon ose le ta lirojë postin e ministrit të Brendshëm. Me respekt Kapiteni në rezervë”, ka shkruar Shatri.