Aktivisti i VV-së mohon që është këshilltar i Kurtit, ja çfarë pune kryen në të vërtetë

Gjatë ditës së sotshme në media ka qarkulluar një lajm se aktivisti i VV-së, Liman Hoti është këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti.

Hoti, që gjithmonë si aktivistë i VV-së ka qenë shofer i Kurtit, përmes një postimi ka treguar se vazhdon të jetë i tillë

” Lajmi qe po qarkullon per mua se gjoja jam emruar si keshilltar i kryeministrit Kurti eshte teresisht i pavertete. Une si aktivist i Levizjes kam qene shoqerues i Albinit dhe vazhdoj ta kem te njejtin angazhim.”, ka shkruar ai.