Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe miku i Albin Kurtit, Gëzim Mekuli, ka shprehur urrejtje të madhe ndaj gazetarëve që sonte ishin në emision në Dukagjini gjatë debatit me Albin Kurtin.
Ai ka shprehur mllef dhe ka nxitur urrejtje ndaj tyre, duke i quajtur mbeturina otomane dhe jugollsave, shkruan Ballkani.info.
“E urrejnë kombin e flamurin shqiptar më shumë e ma frikshëm keq se flamurin në Beogradin çetnik serb. Janë këta gazetarucë, mbeturina të perandorisë otomane e jugosllave, që si idol kanë “Kara Muratin”, “Boshko Buhen” e “Mirko i Slavkon””, ka shkruar Mekuli në postimin e fundit.
Ai e kishte edhe një postim tjetër po aq të ashpër gjatë debatit të Kurtit.
“Debatet televizive me Albin Kurtin po shperfaqin në publik cilësinë e ulët të gazetarisë shqipe. Të paaftë, inatgjinjë, thashethemagjinjë, zhurmagjinjë çajtoresh e aspak kritik, ja këta janë gazetarët e dalur nga batalluniversitetet e pasluftës”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/








