Daut Haradinaj ka mirëpritur sot Xen Dobroshin si anëtar të ri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në rrjete sociale, Haradinaj e ka përshkruar Dobroshin si një të ri që po i përgjigjet “kushtrimit për një Kosovë në NATO e me vlera”.

“Lufta në Dukagjin mobilizoi të rinj e të vjetër. Ndër të parët që iu përgjigj kushtrimit për liri ishte edhe i riu Xen Dobroshi. Ai sot po i bashkohet kushtrimit të ri për një Kosovë në NATO e me vlera. Mirë se erdhe në familjen e madhe të AAK-së, Xen”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas burimeve lokale, Xen Dobroshi më parë ka qenë i angazhuar politikisht në komunitetin e Rekës së Keqe në Gjakovë, ku është përmendur si përfaqësues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në disa fshatra të zonës..

Anëtarësimi i Dobroshit vjen në një periudhë dinamike për spektrin politik në vend, ku partitë po përgatiten për riformësime të brendshme dhe zgjedhje e 28 dhjetorit.