Policia e Kosovës ditën e sotme ka realizuar një aksion masiv lidhur me rastin e vjedhjes në argjendarinë e Suharekës.

Gjatë aksionit të sotëm Policia pasi është sulmuar me armë zjarri nga një prej të dyshuarve, është kundërpërgjigjur duke e vrarë atë dhe gjithashtu ka arrestuar 4 të tjerë. Një i dyshuar ende ndodhet në arrati.

Në vendin ku është zhvilluar aksioni dhe bastisjet në Prishtinë është parë trupi i grabitësit të vrarë me të cilin janë marrë Forenzika.

No description available.